Cristiano Ronaldo nuk njeh limite, thyen një tjetër rekord me kombëtaren

Në fitoren 3-0 të Portugalisë në miqësoren kundër Katarit, Cristiano Ronaldo, ka vendosur një rekord të ri, është bërë lojtari me më shumë prezenca në një skuadër kombëtare europiane.

Sulmuesi ka veshur për të 181-të fanellën e Portugalisë, duke kaluar kështu spanjollin Sergio Ramos, që është ndalur në kuotën e 180 paraqitjeve me fanellën e kombëtares iberike.

Ish-lojtari i Juventusit shënoi golin e parë të takimit nga pika e bardhë e penalltisë. Duke shënuar kështu golin e 112-të me skuadrën kombëtare, duke përmirësuar akoma më shumë rekordin e golave të shënuar, që theu në ndeshjen e kaluar kundër Irlandës.

Ronaldo i shënoi gol Katarit për herë të parë dhe tashmë ai u ka shënuar 46 kombëtareve të ndryshme në ndeshje ndërkombëtare. /Oversport.tv