Cristiano Ronaldo princi i ri i Arabisë, zyrtarizohet marrëveshja me Al Nassr

Pas lajmeve të fundit nga mediat arabe, ka ardhur edhe zyrtarizimi nga vetë klubi saudit I Al Nassr, që drejtohet nga Rudi Garcia.

Cristiano Ronaldo ka firmosur zyrtarisht kontratën që e lidh me klubin nga Arabia Saudite deri në vitin 2025.

“Ronaldo është një blerje historike, që do të inspirojë vendin tonë dhe brezat e ardhshëm”, shkruhet në njoftimin e klubit. Sipas marrëveshjes pritet që portugezi të përfitojë 200 milionë euro në vit, duke përfshirë edhe akordet komerciale. /Oversport.tv