Cristiano Ronaldo: Unë nuk e respektoj Ten Hag, reagon Manchester United

Ky sezon nuk ka qenë më i miri për Cristiano Ronaldon. Mund të themi që ka qenë sezoni më i dobët në karrierën e tij futbollistike. Mosaktivizimi i portugezit nga Erik Ten Hag ka sjellë shqetësime nga legjenda. 37-vjeçari së fundmi, ka dhënë disa deklarata të forta në një intervistë për prestigjozen “The Sun”, i cili preku disa tema në lidhje me karrierën e tij.

 “Unë nuk e respektoj Erik Ten Hag sepse ai nuk tregoi respekt ndaj meje. U ndjeva i tradhtuar nga klubi. Ata u përpoqën të më largonin nga ekipi, jo vetëm trajneri por të gjithë rreth klubit. Disa njerez në United nuk më duan, jo vëtëm në këtë sezon por që në sezonin e kaluar. Unë u bëra delja e zezë aty.”

“Kur vendosa të rikthehem ketu, ndoqa zemrën time. Sir Alex Ferguson më tha se nuk është e pranueshme për mua të shkoja tek City. Ralf Ragnick? Nëse nuk je një trajner, sim und të bëhesh një i tillë?Nuk kisha dëgjuar kurrë më parë për të. Nuk e di pse Rooney më kritikon kaq shumë. Ndoshta sepse ai ka mbaruar karrierën e tij dhe unë vazhdoj të luaj në nivele të larta.” – tha më tej Cristiano Ronaldo.

Pas këtyre deklaratave nga 5 herë fituesi i Topit të Artë, klubi i Manchester United ka reaguar.

“Manchester United do të marrë parasysh intervistën e dhënë nga Cristiano Ronaldo. Klubi do të japë përgjigjen e tij pasi të jenë zbardhur të gjitha faktet. Objektivi ynë është të përgatitemi për gjysmën e dytë të sezonit dhe vazhdimësisë së momentit.” – shprehet klubi i Manchester United. /oversport.tv Foto: Manchester United, Facebook