Rekord i vendosur, nerva dhe festë e veçantë në golin e fitores së Portugalisë. Cristiano Ronaldo ishte në qendër të vëmendjes në duelin e fituar kundër Irlandës.
Sulmuesi portugez nuk shënoi në fillim të ndeshjes me penallti, por veprimi i tij para se të gjuante mori skenën më shumë.
CR7 u shfaq i nevrikosur kur lojtari kundërshtar ia largoi topin. Reagimi? Një shpullë e lehtë, aq sa mjaftoi që gazetari Tancredo Palmeri ta quante “Cristiano Slappaldo”, shqip “Cristiano Shpulla”.
Cristiano Slappaldo pic.twitter.com/qG105PCcWj
— Tancredi Palmeri (@tancredipalmeri) September 2, 2021
Në minutat shtesë ishte koha për pak festë. Ronaldo vendosi rekordin e ri për lojtarin që ka shënuar më shumë gola me një kombëtare.
111 gola, si asnjë lojtar tjetër! Shokët e skuadrës vrapuan ta përqafojnë yllin e Manchester United, ndërkohë që mbrojtësi Pepe është nga ata që festat i ka ndryshe.
Veç shokëve, ai përqafon edhe një nga rojet e sigurisë që qëndron shumë ftohtë dhe ruan profesionalizmin.
