Crystal Palace mposht Stoke dhe kualifikohet në çerekfinalet e Kupës FA

Crystal Palace është kualifikuar në çerekfinalet e Kupës FA, pasi ka mposhtur 2-1 në “Selhurst Park” Stoke. Pjesa e parë e sfidës ka qenë e luftuar, por skuadrat nuk kanë arritur që të rrezikojnë portën kundërshtare.

Pjesa e dytë nis me gol. Kouyate kalon në avantazh vendasit, por gëzimi i Crystal Palace zgjat pak, pasi Tymon barazpeshon sfidën pak minuta më vonë.

Të dyja skuadrat mundohen që të shënojnë golin e fitores, por janë vendasit ata që festojnë, pasi Riedewald shënon golin e kualifikimit 8 minuta para përfundimit të ndeshjes. /Oversport.tv

Foto: Crystal Palace F.C Twitter

Angli – Kupa FA / 1/8 e finales

Crystal Palace- Stoke 2-1

Kouyate 53’, Riedewald 82’ / Tymon 58’