Crystal Palace ndal Manchester City, rihapet gara për titull në Premier

Crystal Palace konfirmohet macja e zezë e Manchester City këtë sezon, pasi skuadra e Guardiolës sërish nuk arrin që të mposhtë londinezët. Ka përfunduar pa gola sfida në “Selhurst Park”, ndonëse është dominuar nga miqtë nga Mançesteri.

Ky rezultat gëzon më shumë Liverpoolin, sepse është rihapur gara për titullin kampion në Angli, pasi diferenca mes “të kuqve” dhe City mund të shkojë në 1 pikë, nëse skuadra e Klopp fiton ndeshjen e prapambetur me Arsenalin.

Manchester City dominon pjesën e parë në “Selhurst Park”, por nuk arrin që të shënojë në portën e Crystal Palace. Joao Cancelo godet shtyllën, ndërsa Kevin De Bruyne dhe Riyad Mahrez nuk godasin dot në shenjë në mundësitë që iu krijohen.

Miqtë dominojnë edhe në pjesën e dytë, por nuk arrijnë të gjejnë rrugën e rrjetës. Provojnë Jack Grealish, Joao Cancelo, Kevin De Bruyne dhe Aymeric Laporte por nuk arrijnë që të zhbllokojnë këtë sfidë. / Oversport.tv

Foto: Crystal Palace F.C. Twitter