Sezoni i parë i Marc Cucurella me Chelsea nuk ishte dhe aq i mirë dhe klubi tashmë po reflekton mbi të ardhmen e mbrojtësit. “Blutë e Londrës” me shumë gjasa mund ta shesin spanjollin këtë verë.
Siç është raportuar ditë më parë, Cucurella i është propozuar Atletico Madridit. Sipas “Marca”, këtë gjë e ka mohuar kategorikisht rrethi i lojtarit duke e etiketuar si lajm i rremë.
Megjithatë, Chelsea kërkon të përfitojë diçka nga shuma prej 65 milionë euro me të cilat bleu spanjollin verën e kaluar. Në 24 paraqitje sezonin e kaluar në Premier League, Cucurella arriti të japë vetëm dy asiste. /oversport.tv
Foto: Chelsea Football Club, Facebook