Çudi nga Brazili, tifozi futet me thikë në fushë dhe ndërpret ndeshjen

Dhuna në futboll është e patolerueshme. Në shumicën e rasteve vjen nga tifozët dhe këtë herë një rast i paprecedentë nga Brazili po bën xhiron e rrjetit.

Gjithçka ka ndodhur në ndeshjen Under-20 mes Sao Paolo dhe Palmeiras, ku disa tifozë të skuadrës vendase u futën në fushë dhe ndërprenë ndeshjen.

Lojtarët u munduan t’i zmbrapsin tifozët, ndërkohë që arbitri më pas është parë me një thikë në dorë që nuk dallohet se si ai ia mori tifozit.

Futbollistët e Palmeiras kërkuan që ndeshja të mos vazhdonte më, por ajo u zhvillua deri në fund. /oversport.tv