Çudi nga Kupa e Afrikës, mbrojtësi i krahut do të luajë si portier  

Një ngjarje jo e këndshme për futbollin pasi në Kupën e Afrikës, Ishujt Komore janë në një rast të pazakontë. Shumë lojtarë të kombëtares kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, përmes tyre të gjithë portierët e ekipit.

Megjithatë, ditën e sotme një prej portierëve u negativizua, por kjo nuk mjaftoi. Ai nuk u lejua nga autoritetet që të paraqitej në sfidën e sotme kundër Kamerunit.

Për pasojë, Ishujt Komore janë të detyruar ta zhvillojnë këtë takim pa një portier të mirëfilltë. Katërkëndëshin e portës do ta mbulojë mbrojtësi i Ajaccio, Chaker Alhadhur. /oversport.tv