Curry “magjik” udhëheq Golden State, Miami turpëron Milwaukee

Stephen Curry ka shkëlqyer mbrëmë në NBA. Golden State fiton 115-113 në shtëpi kundër Los Angeles Clippers, me numrin 30, që shënon 45 pikë dhe i jep skuadrës së tij suksesin e dytë sezonal. Kampionët në fuqi, Milwaukee, pësojnë humbjen e parë, pasi Miami i shkatërron 137-95. Ka debutuar me fitore edhe Atlanta Hawks, që mposhti Dallas Mavericks 113-87.

GOLDEN STATE WARRIORS-LOS ANGELES CLIPPERS 115-113

Pasi realizoi “Trible Double” përballë Lakers, Stephen Curry shkatërron edhe skuadrën tjetër të Los Angelesit, Clippers, me një paraqitje të jashtëzakonshme, duke shënuar 45 pikë dhe 10 rebound, ylli i Golden State i dhuron skuadrës së tij fitoren e dytë sezonale.

MIAMI HEAT-MILWAUKEE BUCKS 137-95

Miami dominon gjithë takimin dhe u shkakton kampionëve në fuqi humbjen e parë sezonale. Nuk ka histori ndeshja në “FTX Arena”, pasi Antetokounmpo dhe shokët e tij janë jashtë loje që në periodën e parë 40-17. E udhëhequr nga Herro (27 pikë) dhe Butler (21 pikë), Miami arrin një fitore të thellë 137-95 përballë Milwaukee. Vetëm 15 pikë për Giannis Antetokounmpo në këtë takim.

ATLANTA HAWKS-DALLAS MAVERICKS 113-87

Debuton me fitore edhe Atlanta, që ka mposhtur 113-81 Dallasin. Trae Young është ylli i skuadrës së tij, duke realizuar 19 pikë dhe 14 asist në 33 minuta lojë. Reddish i Atlanta ëhtë lojtari që ka shënuar më shumë në këtë sfidë (20 pikë), ndërsa Luka Doncic me 18 pikë është më i miri në fushë për Dallasin. / Oversport.tv