Daja me dhimbje koke, titullari i sulmit do operohet para derbit

Lucas Cardoso është shqetësimi i trajnerit Ilir Daja te Partizani. Braziliani u dëmtua në ndeshjen e fundit të “demave” kundër Kukësit.

Sulmuesi u zëvendësua pas 14 minutash lojë dhe kontrollet mjekësore të zhvilluara kanë nxjerrë edhe shkallën e dëmtimit të tij.

Cardoso, sipas asaj që mëson Oversport, ka pësuar një frakturë në klavikulën e shpatullës dhe mund të mungojë për gati dy muaj.

Sulmuesi do të operohet menjëherë dhe më pas do të vijojë me fazën e riaftësimit. Ky është një lajm i keq për trajnerin Daja në prag të ndeshjes derbi kundër Tiranës, që luhet të hënën prej orës 19:45.

Lucas Cardoso ishte përzgjedhur të luante me Partizanin në të gjitha ndeshjet deri më tani në kampionat. / oversport.tv