Dal Pino: Të kthehen pronarët italianë, Serie A meriton lavdinë e dikurshme

Në festën që Udinese po mban për ditëlindjen e saj, ka qenë i ftuar edhe presidenti i Serie A, Paolo Dal Pino. Gjatë urimit të tij për Udinesen, ai foli gjithashtu për pronarët e huaj në kampionat si dhe për dëshirën që të kthejnë lavdinë e Serie A si në kohët e mëparshme.

“Udinese ka një rol themelor në Ligë. Kam parë se çfarë kontributi ka dhënë klubi në të kaluarën. Ata vazhdojnë të japin ende një kontribut të madh në Itali, është një pronë italiane që është angazhuar për shumë vite për të ndërtuar një realitet sportiv të suksesshëm. Kemi shumë pronarë të huaj në Serie A, i fundit është Genoa që do të luajë këtu në Udine.

Duhet të jemi në gjendje për të rikthyer pronarët italianë, ne duhet të kthejmë Serinë A në lavdinë e së kaluarës. Duhet të rishikojmë diçka brenda Ligës. Pronarët e huaj gjithashtu meritojnë të gjejnë një realitet të lulëzuar, Udinese dhe Pozzo japin një kontribut të rëndësishëm për ta realizuar këtë përpjekje”. /oversport.tv