Napoli mori një goditje nga Fiorentina në “Diego Armando Maradona”. Humbja la shije të hidhur te tifozët dhe trajneri Luciano Spalleti.
Ky i fundit tani ka edhe një shqetësim tjetër, edhe pse mendohet të mos ketë diçka seriozë.
Victor Osimhen dhe Hirving Lozano kanë dalë nga stadiumi duke çaluar dhe pritet të mësohet më shumë mbi gjendjen e tyre.
Mediat pranë Napolit shkruajnë se mendohet të mos jetë diçka serioze. Edhe trajneri Spalleti shpresoj të jetë kështu, pasi bëhet fjalë për lojtarë të rëndësishëm të skuadrës. / oversport.tv
Foto: SSC Napoli, Facebook