Dani Alves i surprizon të gjithë, “Topin e Artë” e meriton Eriksen

Dani Alves i ka surprizuar të gjithë me deklaratën e tij të fundit për “Topin e Artë”. Mbrojtësi i Barcelonës ka dhënë një intervistë për Sky Sport, ku përmendi një emër jashtë listës së favoritëve për trofeun. Ai tha se këtë çmim më shumë se kushdo tjetër e meriton Christian Eriksen.

“Për mua këtë vit Eriksen e meriton “Topin e Artë”, për atë që ka kaluar. Do të ishte një mesazh i fortë për të gjithë botën e futbollit, njerëzit do të kishin më shumë ndjeshmëri. Messi është më i miri, ka 20 vite, por për të gjithë do të ishte mirë nëse Eriksen do ta fitonte.

Mendoj se me këtë rast është një shans për të dërguar një mesazh për botën dhe të rinjtë, duke thënë se futbolli është shumë më tepër se një “Top i Artë”, një ‘Më i miri’ apo çdo gjë tjetër që njerëzit mund ta imagjinojnë.

Është një rrezik që ne e marrim sa herë jemi në fushë, diçka mund të ndodhë në çdo moment. Kam pasur shokë skuadre që kanë humbur jetën duke luajtur futboll. Njerëzit, kur ndodhin këto gjëra, duhet të kenë më shumë ndjeshmëri”. /oversport.tv