Dani Alves: Kthehem në shtëpinë që s’e lashë kurrë, gati për të ringritur klubin

Dani Alves u zyrtarizua si afrimi i parë i epokës Xavi tek Barcelona. Mbrojtësi, i cili rikthehet në Camp Nou me kërkesën e trajnerit të ri, shprehet i lumtur që është kthyer në shtëpinë e tij dhe premton që do të ndihmojë klubin të kalojë situatën e vështirë.

“Kam luftuar 5 vite si i çmendur për të arritur në këtë moment. Nuk e dija që do me merrte kaq kohë. Nuk e dija që do të jetë kaq e rëndë, por thellë në zemrën time e dija që kjo ditë do të vinte.

“Kthehem në shtëpinë të cilën nuk e kam lënë kurrë, siç e kam thënë më parë përpara se të largohesha: Jam një më shumë nga ju. Nuk e di sa do të zgjasë kjo ëndërr, por do të zgjasë përjetësisht për sa kohë zgjat.

“Shihemi së shpejti, në vendin që të magjeps më së shumti, me të njëjtën shpresë si më parë dhe me të njëjtën dëshirë për të ndihmuar klubin më të mirë në botë të ringrihet. Jam kthyer në shtëpi”, ka shkruar Dani në Instagram.

Alves kthehet tek Barcelona pas 6 vitesh, pas largimit të tij në vitin 2015. Braziliani pati një karrierë të suksesshme tek klubi katalanas me 23 trofe të fituara, përpara se të kalonte tek Juventus (2) në Itali, më pas në Francë tek PSG (6). Eksperienca e fundit ishte me Santos në Brazil. / oversport.tv