Që Leo Messi të vërshëllehet, është e kuptueshme ta bëjnë kundërshtarët. Që do të ndodhte me tifozët e skuadrës së tij, me siguri askush nuk e kishte menduar.
Te PSG i ndodhi kundër Bordeaux, pasi francezët u eliminuan nga Champions League. Zhgënjimi te argjentinasi është i madhe dhe në Francë pati edhe lajme të shumta që në verë ai mund të largohet.
Së fundmi ka edhe që ai dëshiron të qëndrojë. Gjithsesi duhet pritur për zhvillime, por nga ana tjetër nuk mund të shmangen edhe deklaratat e miqve të tij.
Dani Alves tells ESPN: “I hope Leo Messi can come back to Barça. For me, Leo isn't enjoying himself, for me he's out of place there”. ⚠️ #FCB
“I'm going to say something that Leo always told me: 'Where are you going to be better than here', and he's right. I’ve experienced it”. pic.twitter.com/IL0WGixZOd
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) March 18, 2022
Mbrojtësi Dani Alves ka folur për ESPN dhe fjalët e tij janë edhe një mesazh për Messin: “Shpresoj që Leo Messi të kthehet te Barcelona.
Për mua, Leo nuk po kënaqet dhe nuk e ka vendin atje. Do të them diçka që Leo ma thoshte gjithmonë: ‘ku do jesh më mirë se këtu?!’. Dhe ka të drejtë, e kam përjetuar”. / oversport.tv
Foto: PSG – Paris Saint-Germain, Facebook