Dani Alves sakrifikohet, Barcelona shton veç tre afrime në listën e UEFA

Barcelona nuk ia doli të kualifikohej në Champions League dhe do ta vazhdojë rrugëtimin në Europë në Europa League, ku do të përballet me Napolin.

Katalanasit kanë rifreskuar listën e futbollistëve dhe nga përforcimet e janarit mund të shtonin vetëm tre lojtarë.

Jashtë ka përfunduar mbrojtësi Dani Alves, ndërsa Xavi do të llogarisë për në kupat e Europës Adama Traore, Pierre-Emerick Aubameyang dhe Ferran Torres. / oversport.tv