Daniel Ricciardo ka triumfuar në Çmimin e Madh të Italisë, pasi dy pilotët që luftojnë për titullin kampion, Verstappen dhe Hamilton, patën një kontakt në mesin e garës dhe dolën jashtë piste.
Another hugely dramatic moment in the Verstappen/Hamilton title battle 💥😮#ItalianGP 🇮🇹 #F1 pic.twitter.com/P4J4bN6wX2
— Formula 1 (@F1) September 12, 2021
Komisarët e garës do të duhet të hetojnë për atë që ndodhi në pistë. Gjithsesi skena duhet të mbetet te fituesit e garës dhe pas Ricciardo u rendit edhe një tjetër pilot i McLaren, Lando Norris.
The Monza points scorers 👀#ItalianGP 🇮🇹 #F1 pic.twitter.com/0LtcfDvMx2
— Formula 1 (@F1) September 12, 2021
Dy makinat britanike nuk e mbyllnin të parë të dytë që prej vitit 2012 dhe ky ishte një sukses i rëndësishëm, duke parë dominimin e Mercedes.
Pikërisht Valtteri Bottas ishte piloti tjetër që u rendit në podium, pasi Sergio Perez u penalizua me 5 sekonda për modifikime në motor dhe e humbi vendin e tretë.
Ai u rendit në vendin e pestë, pas Charles Leclerk të skuderisë Ferrari, ndërsa Carlos Sainz i “kokëkuqes” e mbylli garën në vendin e gjashtë. Sa i takon renditjes së përgjithshme të pilotëve, Verstappen kryeson me 5 pikë më shumë se Hamilton. / oversport.tv
The driver standings after 14 rounds #ItalianGP 🇮🇹 #F1 pic.twitter.com/l0c5i4tOVr
— Formula 1 (@F1) September 12, 2021