Danilo: Koha të lëmë diçka mënjanë për Juventusin, jemi të bashkuar

Në konferencën për shtyp në prag të sfidës kundër Zenit, ka folur edhe mbrojtësi i Juventusit, Danilo. Braziliani nuk i kurseu kritikat për ekipin e tij, por tha se gjithçka mund të rregullohet dhe se ata duhet ta luajnë çdo ndeshje si një finale.

“Kjo ndeshje vjen në kohën e duhur. Në këtë moment duhet të përpiqemi të kemi të njëjtën grindë si në kampionat ashtu edhe në Champions League. Do të jetë një ndeshje e vështirë ajo që na pret kundër Zenit, por ne duhet të përballemi në mënyrën më të mirë”,

IZOLIMI- “Skuadra është e bashkuar dhe ne jemi të fokusuar në qëllimet që kemi. Tani është koha që të gjithë të lëmë diçka mënjanë për Juventusin. Është koha të kthehemi bashkë”.

GOLAT E PËSUAR- “Përpara ndeshjes kundër Interit, kishim katër ndeshje rresht pa pësuar gol, kështu që ne dimë ta bëjmë edhe këtë gjë. Duhet të fillojmë të mbrojmë si të luanim në një finale çdo ndeshje”. /oversport.tv