Në një intervistë për “La Repubblica”, mbrojtësi i Juventus, Danilo ka folur mbi ndeshjen në Champions League ndaj Chelsea, dëshirën për t’u bërë trajner pasi të vari takat në gozhdë si dhe zbuloi një detaj interesant mbi merkaton që lamë pas.
Përsa i përket ndeshjes kundër Chelsea, Danilo u shpreh shumë i lumtur: “Na ndihmoi të kuptojmë se ku mund të arrijmë. Ku? Ne i mundëm kampionët në fuqi të Evropës, apo jo?”.
Ndërkohë mbi mundësinë për t’u bërë trajner në të ardhmen, ai nuk e mohon mundësinë për të qënë në krye të stolit një ditë: “Po, edhe nëse ende nuk kam vendosur nëse do të bëhem vërtet. Deri para 5 apo 6 vjetësh nuk e kam menduar fare, sot është diçka që e kam në mendje”.
Në fund ai zbuloi dhe një detaj mbi merkaton që lamë pas duke deklaruar se ka refuzuar një ofertë nga ekipi i Bayern Munich: “Më kërkoi Bayern, por unë nuk doja të largohesha dhe për fat të mirë as Juventusi nuk donte”. / oversport.tv