Danilo thumbon Guardiolën: E trajton gruan si të ishte futbolliste

Mbrojtësi i Juventusit, braziliani Danilo, ka thumbuar ish-trajnerin e tij te Manchester City, Pep Guardiola. Në një intervistë për “La Repubblica” ai iu kthye edhe njëherë kohës kur është stërvitur nga trajnerët e ekipeve të tjera.

“Unë kam qenë me fat, ata janë të ndryshëm, por të gjithë ata janë fitues. Unë jam përpjekur të mësoj nga të gjithë. Me Guardiolën ndryshova mënyrën time për të parë gjërat, nuk luaja shumë edhe për shkak të një dëmtimi”, tregoi fillimissht Danilo.

Ai nuk i kurseu as batutat me ish-trajnerin e tij dhe raportin që Guardiola ka me futbollin: “Ai nuk është kurrë i relaksuar, ai mendon për futbollin gjatë gjithë kohës. Unë mendoj se në shtëpi, në mbrëmje, ai e vë gruan e tij në shtrat sikur ajo të ishte një lojtare në fushë”. / oversport.tv