Darmian: Finalja e Kupës së Italisë duhet fituar, më parë le të mendojmë për Lazion

Interi arriti të sigurojë një biletë për në finalen e Kupës së Italisë aty ku do ta presë Fiorentina më datë 24 maj. Këtë javë, zikaltrit do të kenë përballë një kundërshtar të vështirë si Lazio që gjithmonë i ka hapur probleme atyre. Mbrojtësi i Interit, Matteo Darmian ka folur për “Sportmediaset” për sezonin që po kalon ai dhe klubi.

“Është një kënaqësi e madhe që jemi në Kupës së Italisë, finalja duhet fituar. Gjithashtu dhe gjysmëfinalja e Champions League është shumë e rëndësishme. Më parë ne duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshje duke filluar nga ajo kundër Lazios, na duhet me patjetër një fitore.”

LAZIO – “Do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme, do të luajmë kundër një ekipi të fortë dhe të organizuar. Të përgatitemi në mënyrën më të mirë të mundshme të mundim Lazion dhe të sjellim fitoren në shtëpi.”

RINOVIMI – “Që nga dita e parë u ndjeva mirë tek Interi, ndjeva besimin e të gjithëve dhe prandaj vendimi për të rinovuar dhe një vit ishte i lehtë.” – u shpreh Darmian pas rinovimit për një vit me Interin. /oversport.tv

Foto: Inter, Facebook