Darmian: I lumtur nëse më thërret Mancini, e pamundur të zëvendësosh Hakimin

Bashkë me Simone Inzaghin, në konferencë për shtyp ka dalë edhe mbrojtësi i djathtë i Interit, Matteo Darmian. Ai foli mbi mundësinë që të thirret nga kombëtarja italiane, eksperienca si zëvendësuesi i Hakimit, si dhe për ndeshjen ndaj Shakhtar.

KOMBËTARJA- “Ndjej besimin e trajnerit, klubit dhe bashkëlojtarëve të mi. Unë gjithmonë dua të përmirësoj veten dhe të jap kontributin tim në qëllimet e fundit. Nëse Mancini do të më thërriste, do të isha i lumtur, por gjithmonë duhet të punoj çdo ditë. Përvoja më ndihmon, ishte e rëndësishme të kujdesesha për të gjitha aspektet, taktike, teknike dhe njerëzore. Tani po gjej vazhdimësinë, gjithmonë i përgatis garat në mënyrën më të mirë të mundshme, edhe kur duhet të marr përsipër më shumë gjëra”.

ZËVENDËSIMI I HAKIIT- “Vështirë, në mos e pamundur, të zëvendësosh një nga më të fortët në botë në rolin e tij. Unë gjithmonë jap maksimumin në fushë dhe tani për tani po ia dal.

NDESHJA NDAJ SHAKHTAR- “Duhet vetëm përqendrimi i duhur siç bëmë të dielën. Ata duan të kenë topin, por me qëndrimin e duhur mund t’i vëmë në vështirësi. Ne do të përpiqemi të shënojmë dhe të fitojmë ndeshjen”. /oversport.tv