Davide Nicola u shkarkua para 48 orësh, Salernitana rikthen teknikun në pankinë

Lamtumira e Davide Nicola me Salernitana zgjati për vetëm 48 orë. Tekniku 49-vjeçar është rikthyer sërish në pankinën e klubit italian pas vetëm dy ditësh nga shkarkimi i tij.

Pas humbjes së thellë në Serie përballë Atalantës me shifrat 8-2, Salernitana njoftoi përmes faqes së saj zyrtare shkarkimin nga detyra të Davide Nicola. Mirëpo nuk ka zgjatur shumë dhe 49-vjeçari është kthyer sërish në stolin e ekipit të tij.

Shkak për rikthimin e tij në pankinë, “Sportmediaset” raporton se janë bërë lojtarët e skuadrës të cilët janë në krah të tij. Një nga shkaqet tjera të rikthimit të tij është dhe arritja e vjetshme e tij që mbijetoi me Salernitanën në Serie A. /oversport.tv

Foto: U.S. Salernitana 1919, Facebook