Davis Cup: Djokovic nuk mjafton, Kroacia thyen Serbinë dhe kap finalen

Kroacia kualifikohet në finalen e Davis Cup, pasi mundi me rezultatin 2-1 Serbinë e Novak Djokovic. Numri një në botë e fitoi ndeshjen e tij kundër Marin Cilic 2-0 (6-4, 6-2), por kjo nuk mjaftoi.

Më herët Kroacia e kishte marrë kryesimin pas fitores që mori Borna Gojo, i 279-ti në botë, mposhti Dusan Lajovic 2-1 (4-6, 6-3, 6-2).

Vendimtare ishte ndeshja dyshe dhe Nikola Mektic dhe Mate Pavic ishin superiorë ndaj Novak Djokovic e Filip Krajinovic. Dyshja kroate e fitoi setin e parë 7-5, ndërsa të dytin e morën më lehtë, me rezultatin 6-1.

Kroacia tani pret të mësojë se me kë do të përballet në finalen e Davis Cup dhe do të jetë një mes Rusisë dhe Gjermanisë. / oversport.tv