De Biasi: Rrahmani me potencial të jashtëzakonshëm, Spanja favorite për Botërorin

Ka zhvilluar vetëm një ndeshje me Kombëtaren A të Shqipërisë, përpara se Amir Rrahmani të shkonte te Kosova. Mundësinë për të debutuar ia dha ish-trajneri i kuqezinjve në atë kohë Gianni De Biasi, i cili është rikthyer të flasë edhe njëherë për cilësitë e lojtarit të Napolit.

De Biasi dha një intervistë për Tuttomercatoëeb, ku përvec Amir Rrahmanit, foli gjithashtu edhe për ekipin që mendon se do të shpallet kampion në Kupën e Botës që po zhvillohet në Katar.

“Mendoj sa ai kishte një potencial të jashtëzakonshëm, edhe në nivelin fizik. Luante në një kampionat të vil, te Partizani i Tiranës në Shqipëri dhe ka bërë një rrugëtim të rëndësishëm përpara se të shkonte te Napoli. Ka kaluar fillimish nga Kroacia e më pas te Verona, ku u tregua shumë i aftë për të menaxhuar situata të ndryshme dhe të tregonte kualitetet që ka”.

Sa i përket Kupës së Botës, Gianni De Biasi në mungesë të Italisë së tij simpatizon Spanjën. “Përtej rezultateve të bujshme dhe barazimit të fundit, Spanja është skuadra që më bind më shumë. Do të isha shumë i lumtur nëse Luis Enrique arrin të fitojë këtë turne pas asaj që jeta i ka marrë”, u shpreh De Biasi. /oversport.tv