De Boer “pensionon” Busquets: Po zë vendin e de Jong, ai është e ardhmja  

Forma e Frenkie de Jong te Barcelona ka hapur shumë diskutime në Spanjë. I fundit që ka folur rreth kësaj çësthjeje është Ronald de Boer i cili i doli në mbrojtje mesfushorit. Madje, ish-lojtari i Barcelonës arriti deri aty sa tha se koha e Busquets ka mbaruar dhe ai duhet t’i lirojë vendin holandezit.

“Ndryshimet e vazhdueshme në pankinë mund të ndikojnë tek ai. Dhe pastaj është Busquets, i cili vazhdon të jetë titullar në mesfushë dhe të zërë pozicionin e tij. Është një rol që mund ta luajë shumë mirë sepse di të mbrohet, është i shpejtë, i zoti në lojën ajrore dhe mbulon mirë hapësirat. Është një lojtar i jashtëzakonshëm, por ai ka nevojë për shumë bashkëpunim, nëse duhet të mbulojë shumë fushë.

Ai futet në vështirësi dhe kjo ndikon në të gjithë ekipin. De Jong mund të jetë një mesfushor i shkëlqyer sulmues, por unë e shoh atë më shumë si një “gjashtë” Ai është e ardhmja, ndërsa Busquets është në fund të karrierës së tij.

Unë jam një tifoz i Busquets, për mua ai është një gjeni, ai i sheh situatat para se ato të ndodhin, por po zë vendin e de Jong. Ai është në moshën e tij dhe ndonjëherë klubet dhe trajnerët i mbajnë ata lojtarë për një kohë të gjatë edhe pse duhet të tërhiqen. E ardhmja është e Barcelonës është De Jong, Gavi, Pedri, Nico… Do të jetë një mesfushë e mrekullueshme”, përfundoi Ronald de Boer. /oversport.tv