De Bruyne i ashpër: Jemi thjesht Belgjika, Italia dhe Franca kanë 22 titullarë

Kevin De Bruyne është ndalur para mikrofonave pas humbjes ndaj Italisë me rezultatin 1-2. Ai nuk i kurseu kritikat ndaj ekipit të tij, duke folur me tone të ashpra për kombëtaren ku edhe aktivizohet. Ndër të tjera ai e konsideroi Belgjikën si një ekip modest në raport me ekipet e tjera europiane.

“Ekipi jonë bëri mirë disa herë, kundër dy ekipeve kryesorë. Sot ne luajtëm me shumë lojtarë të rinj, lojtarë fillestarë dhe ata kanë luajtur më shumë se sa vetëm me dinjitet. Është mirë që ata të jenë në gjendje të luajnë kundër ekipeve të tilla, por fatkeqësisht ne humbëm dy herë”.

Mbi ndeshjen e humbur kundër Italisë- “Në fund, ndeshja kundër Italisë nuk ka aq shumë rëndësi. E rëndësishme shtë që lojtarët e rinj të luajnë ndeshje në nivele të tilla . është mirë të luash edhe kundër Estonisë, me gjithë respektin e duhur, por kjo është maja e majës. Kjo është e nevojshme për t’u rritur si person dhe si ekip”.

Belgjika- “Me gjithë respektin, por ne jemi thjesht Belgjika. Ne kemi një brez të ri dhe sot na munguan gjithashtu lojtarët kryesorë si Eden Hazard dhe Romelu Lukaku. Megjithatë, ne duhet të jemi realistë me ekipin që kemi. Italia dhe Franca kanë 22 lojtarë që mund të luajnë titullar, ne nuk e kemi atë luks. /oversport.tv