De Ketelaere zbarkon sot në Milano, nesër vizitat dhe firma me kuqezinjtë

Pritja mbaroi për tifozët e Milanit, sepse sot është dita e Charles De Ketelaere: belgu do të zbarkojë në mbrëmje në Milano dhe nesër do të kryejë vizitat mjekësore, që i paraprijnë firmës në kontratën e re me kuqezinjtë dhe më pas zyrtarizimit.

21-vjeçari i ka kushtuar Milanit 32 milionë euro plus 3 milionë bonuse, ndërsa belgët e Club Brugge kanë ruajtur edhe 12.5% të vlerës së kartonit në rast rishitjeje.

De Ketelaere do të firmosë me kuqezinjtë deri në 30 qershor të vitit 2027, do të përfitojë 2.3 milionë euro në sezon dhe do të mbajë numrin 90-të në fanellë, të njëjtin numër që mbante te Club Brugge. / Oversport.tv

Foto: Club Brugge K.V. Facebook