De Laurentiis: Osimhen nuk është në shitje, short i vështirë në Champions

Ditët e fundit është folur shumë për një interesim të madh nga Manchester United për Victor Osimhen. Megjithatë, për këtë transferim ka folur vetë presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis.

“Osimhen nuk është në shitje. Lojtarët tanë janë shumë të kërkuar, por nuk kam pse të shes askënd, ne nuk kemi borxhe.” – u shpreh De Laurentiis që mohon një largim të sulmuesit nigerian nga kampi napolitan.

Më tej ai foli dhe për situatën te klubi i tij. “Në fillim ishte ajo përshtypja e një shorti jo të vështirë ndaj Frankfurt, por në realitet nuk është tamam ashtu. Nuk është rastësi që ata po luftojnë për kampionatin në Gjermani.

Nuk duhet të mendojmë se jemi më të mirë. Vitin e kaluar në Europa League, ata eliminuan Barcelonën nga gara. Ne nuk duhet ta përsërisim një gabim të tillë duke i nënvlerësuar ata.” – u shpreh De Laurentiis. /oversport.tv

Foto: SSC Napoli, Facebook