Goglat e Uefa Champions League bënë që Milani dhe Napoli të përballen në çerekfinale të këtij kompeticioni. Për këtë temë, ka zgjedhur të flasë presidenti i klubit napolitan, Aurelio De Laurentiis.
A është e rëndësishme sfida kundër Milanit në Champions League? “Këto janë problemet e një UEFA pa kokë. Imagjinoni sikur të kishim pasur edhe një ndeshje në Kupën e Italisë kundër tyre, do të ishte qesharake ashtu si të luash tri herë kundër një ekipi.
Milani duhet të kishte luajtur kundër një ekipi tjetër europian. Derisa të ndryshojmë UEFA-n, ne të gjithë do të jemi skllevër të një ministrie futbolli dhe jo shoqate kompanish të vërteta futbolli. Këto janë ndeshje të trefishta, nuk i dihet kurrë se si del rezultati.”
Rinovimi i Kvaratskhelia? Ai tashmë ka një kontratë pesëvjeçare që e mban të lidhur me Napolin. Në vend që të flasim për gjëra spektakolare, ne gjithmonë biem në vulgaritetin e parave.” – u shpreh De Laurentiis. /oversport.tv
Foto: SSC Napoli, Facebook