De Laurentiis sulmon Jorginhon: Ai nuk është për të gjuajtur penalltitë

Pas penalltisë së humbur në minutat e fundit kundër Zvicrës, mesfushori italian Jorginho e ka parë veten në qendër të kritikave. Të shumtë kanë qenë ata që e kanë kritikuar dhe së fundmi, një koment mbi këtë gjë e ka dhënë edhe Aurelio De Laurentiis.

Presidenti i Napolit komentoi mbi penalltinë e humbur nga mesfushori si dhe për golin e shënuar nga mbrojtësi Di Lorenzo: “A jam i lumtur për golin e Di Lorenzos sonte? Nuk është goli i parë që ai shënon. Më vjen keq që humbin penallti gjithmonë, pasi lejojnë të godasin ata që nuk janë ekzekutues të penalltive”.

Më pas ai dha edhe një alternativë se kush mund të jetë gjuajtësi i penalltive në vendin e Jorginhos: “Nëse Insigne do të kishte qëndruar në fushë, mendoj se ai do të duhej ta gjuante atë penallti. Ndoshta, ai do të ishte zgjedhja më e mirë”. /oversport.tv