Në prag të supersfidës Torino-Juventus që do të transmetohet live në Oversport, ka folur edhe mbrojtësi i Zonjës së Vjetër, Matthijs de Ligt. Holandezi u ndal në mikrofonin e DAZN për të folur për trajnerin Allegri, raportin me shokët e ekipit si dhe jetën e tij personale.
I pyetur për Allegrin ai u përgjigj: “Ai është një trajner me përvojë të madhe që di shumë nga futbolli. Ai ka fituar shumë me Juventusin dhe Milanin. Jam i lumtur që është trajneri im tani, kjo është shumë e rëndësishme për tu përmirësuar. Taktikisht kjo më ndihmon shumë. Pavarësisht nëse luajmë futboll të mirë apo të keq, e vetmja gjë që ka rëndësi për të është të fitojmë”.
Ndërkohë ai u ndal edhe tek shokët e repartit kryesisht Chiellini dhe Bonuçi: “Unë fola shumë me ta. Ata janë një referencë e madhe për fitoret që ka arritur Juventusi dhe Italia. Unë kam shumë forcë fizike dhe kam një ndjenjë të mirë me topin, por ata më këshilluan të qëndroja i fokusuar dhe i qetë gjatë gjithë lojës”.
Në fund ai zbuloi edhe idhullin e tij të fëmijërisë: “Idhulli im ka qënë Christian Eriksen, sepse ai luante për Ajaxin si mesfushor dhe unë kam qenë po në atë pozicion në të kaluarën”. / oversport.tv