De Ligt është me fat në dashuri, modelja i dedikon fjalët më të ëmbla

Ndoshta sezoni aktual nuk ka nisur në mënyrën më të mirë për Matthijs de Ligt, pasi paraqitjet e tij me Juventusin kanë qënë në qendër të kritikave.

Por, duket se shoqja e tij e jetës e ngushëllon më së miri mbrojtësin holandez.

AnneKee Molenaar ka publikuar disa foto në instragram ku shpreh dashurinë ndaj tij.

“Gjithçka për mua”-shkruan modelja hollandeze për të fejuarin e saj.