Mbrojtësi i Juventusit, Matthijs de Ligt ka folur për “Sky Sport” pas fitores së arritur përballë Cagliarit:
“Sot vuajtëm pak. Ishte një ndeshje shumë e vështirë, të cilën e nisëm keq. Në pjesën e dytë luajtëm më mirë. U treguam të zotë që shënuam para se të përfundonte pjesa e parë, sepse u futëm në dhomat e zhveshjes me ndjesi pozitive.
Cuadrado kroson mirë, edhe vitin e kaluar ka dhënë shumë asiste. Është shumë i rëndësishëm për skuadrën tonë, duhet ti ofroj të paktën një darkë për topin e dhënë”, ka thënë mbrojtësi holandez. / Oversport.tv