De Roon dhuron bluza për fansat e tij, por asnjë nuk shkon në dyqan

Një aventurë e keqe, por edhe me doza humori i ka ndodhur Marten De Roon në dyqanin zyrtar të Atalanës.

Mesfushori zikaltër në rrjetet sociale ka premtuar se do të dhurojë tre fanella me autograf për tifozët e parë që do të paraqiteshin në dyqan, por në orët në vazhdim asnjë tifoz nuk u shfaq për të marrë bluzën e tij, duke e kthyer këtë iniciativë në një dështim.

“Jam në dyqanin zyrtar të Atalantës në Bergamo. Tre personave të parë që vijnë dhe blejnë bluzën e Marten De Roon, do t’ua paguaj unë fanellën dhe do t’ua firmos me një autograf. Pres që të vini shpejt… ”- shkruante De Roon në Twitter.

Por duket se tifozët zikaltër nuk e kanë parë këtë njoftim dhe pasi priti një kohë të gjatë në dyqan, mesfushori shkroi një vlerësim ironik:

“Vë bast se Messit nuk i ndodhë kurrë një situatë e tillë”. /Oversport.tv