De Roon i dashuruar me Atalantën: Dua ta mbyll karrierën këtu

Martin De Roon, mesfushori i Atalantas, ka folur për L’Eco di Bergamo përpara ndeshjes së madhe kundër Napolit: “Do të jetë një ndeshje e vështirë, por ne kemi besim. Napoli është vërtet i fortë, po luan mirë, por edhe ne jemi të fortë dhe duam të vazhdojmë kështu.

Do të jetë një sfidë e madhe. Nëse duam të qëndrojmë në krye, duhet të konkurrojmë me ekipe si Juve dhe Napoli. Do të jetë e vështirë, me siguri, por ne kemi besim”.

KAMPIONATI- “Mund të ëndërrosh, por le të mos flasim për Scudetton. Ka ekipe më të mëdha që mund të investojnë më shumë. Ne shikojmë ndeshje pas ndeshje, kemi qëllime për veten tonë”.

E ARDHMJA- “Unë dhe familja ime jemi shumë të lumtur në Bergamo, tani më duket sikur jam nga Bergamo. Ndjej shumë besim dhe e di se në futboll nuk mund të thuash kurrë, por do të doja ta mbyllja karrierën time këtu”. /oversport.tv