Juventusi po mendon për ndeshjen me Milanin të dielën në Serie A, ndërkohë që trajneri Massimiliano Allegri i është gëzuar dy rikthimeve.
Federico Chiesa dhe Federico Bernardeschi kanë lënë infermierinë dhe janë gati për duelin ndaj kuqezinjve.
Gjithsesi ka edhe një shqetësim te Juventusi. Mattia de Sciglio ka ndjerë një dhimbje në pjesën e pasme të kofshës dhe nuk është stërvitur me skuadrën.
Ndaj Milanit, ekip ku ai ka luajtur më parë, pritet që të mungojë. Momentalisht ai po punon në palestër, derisa të ndihet më mirë dhe të jetë gati për të punuar me pjesën tjetër të ekipit. / oversport.tv