De Vrij humb Napolin, “luftë” me kohën për Championsin

Inter është vendosur në vështirësi pas ndeshjeve me ekipet kombëtare, teksa disa prej elementeve kryesorë të formacionit të Inzaghit kanë shfaqur probleme fizike.

Sot është mësuar përfundimisht se De Vrij nuk do të jetë i gatshëm për Interin në ndeshjen e fundjavës ndaj Napolit. Rezonanca e bërë gjatë mëngjesit të sotëm ka nxjerrë si përgjigje jo një këputje muskulore, ç’ka do ta detyronte mbrojtësin holandez ta mbyllte para kohe vitin kalendarik, por zgjatim të lehtë.

Gjithsesi, e sigurt është që qendërmbrojtësi do të nisë menjëherë terapitë për të bërë të mundur rikuperimin në kohë për ndeshjen e Championsit.

Edhe pse luhet vetëm 3 ditë më vonë, në kampin zikaltër kanë shpresë se mund ta rikuperojnë. Për momentin, në kampin e Interit mendohet Ranokia si zëvendësues i holandezit, mirëpo mund të ndodhë edhe që Shkrinjar të luajë si qendër e djathtë dhe Bastoni të vendoset në qendër me Dimarcon si qendër e majtë. /Oversport.tv