De Vrij konsiderohet i larguar, Interi e gjen zëvendësuesin e tij në Serie A

Interi ka filluar të mendoj që tani për sezonin e ardhshëm. Në ambientin zikaltër, largimi i Stefan De Vrij konsiderohet si diçka e sigurt, për rrjedhojë, Beppe Marota dhe Piero Ausilio i janë futur punës për të gjetur një zëvendësues mbrojtësit holandez.

Sipas asaj që raporton La Gazzetta dello Sport, drejtuesit e Interit e kanë pikasur mbrojtësin e ri po në Serie A. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Fiorentinës, Nikola Milenkovic. Ai është një preferencë e vjetër e Interit, pasi zikaltrit kanë kërkuar ta afrojnë që në kohën kur trajner ishte Spalletti.

Megjithatë, tashmë palët duken më pranë njëri-tjetrit. Shuma që do të mbyllte gjithçka është 15 milionë euro. Një shumë kjo që mund të vijë nga shtija e Stefan De Vrij.

Nga ana tjetër, mbrojtësi do të marrë një pagë rreth 2.5 ose 3 milionë euro. Në javët në vijim do të ketë edhe një drejtim në nivel drejtues midis dy klubeve. /oversport.tv