De Vrij nuk po rinovon me Interin, gati të transferohet te rivalët e përjetshëm

Aventurës së Stefan De Vrij tek Interi duket se i ka ardhur fundi pas pesë vitesh. Mbrojtësi holandez dhe drejtuesit ziklatër nuk kanë gjetur ende gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës e cila skadon në fundin e këtij sezoni.

Me shumë gjasa, De Vrij do të largohet nga Interi me parametër zero dhe ofertat për të nuk mungojnë. Ofertat më të shumta sipas asaj që raporton “Il Giorno” vijnë nga Premier League, por nuk mungojnë edhe ato nga Serie A.

Për shërbimet e holandezit është janë interesuar gjithashtu edhe rivalët e përjetshëm të zikaltërve, Milani. Këta të fundit po kërkojnë më shumë informcaion nga agjentët e lojtarit për një transferim të mundshëm në anën tjetër të Milanos. Nga janari De Vrij do të ketë mundësi të diskutojë i lirë me ekipet që janë të interesuar për të. /oversport.tv

Foto: Inter, Facebook