Stefan de Vrij hedh poshtë zërat që e lidhin me një transferim te Tottenham. Pas emërimit të Antonio Conte si trajner, emri i holandezit është lakuar shumë.
Vetë mbrojtësi holandez ka sqaruar gjithçka me një deklarata të dhënë për Ziggo Sport. “I mohoj këto thashetheme. Nuk di asgjë prej gjëje.
Lidhja është e lehtë, pasi trajneri me të cilin kam punuar tek Interi tani është te Tottenham. Conte nuk më ka kontaktuar dhe unë jam i fokusuar te kombëtarja.
Ky është prioriteti im për momentin, pastaj do mendoj për Interin dhe jo për Tottenham. Kjo është e sigurt”, është shprehur de Vrij. / oversport.tv