“Si italian, jam i lumtur që do të përballem me një skuadër të vendit tim, por e njoh shumë mirë forcën e Interit. Do të jetë një ndeshje shumë e komplikuar për ne, por kemi shumë respekt për kundërshtarët tanë”-ka deklaruar Roberto De Zerbi, trajneri i Shakhtar Donetsk për “Sportitalia” në prag të ndeshjes kundër Interit në Ligën e Kampioneve.
“Do të kem mundësinë të përballem me një trajner si Simone Inzaghi, që e njoh prej kohësh dhe e admiroj shumë. Ne jemi akoma një skuadër në ndërtim e sipër.
Si më duket kampionati Italian? Nisja shumë e mirë e Napolit nuk më çudit. Luciano Spalletti është një trajner shumë i mirë dhe ka në dispozicion një skuafër shumë cilësore. Do të bëjnë gjëra të mëdha këtë sezon.
Por për mendimin tim, Interi dhe Milani janë dy skuadrat më të forta dhe më të kompletuara”-ka përfunduar tekniku Italian i Shakhtar Donetsk. /Oversport.tv