Trajneri i Shakhtar Donetsk, Roberto de Zerbi, e ka nisur mbarë karrierën e tij me skuadrën ukrainase.
49-vjeçari la Sassuolon për t’iu bashkuar gjigandëve të Ukrainës, ku ka fituar Superkupën së fundmi. Shakhtar fitoi përballë Dinamo Kiyev në Superkupën e Ukrainës me rezultatin e pastër 3-0.
Traore me një dygolësh dhe Alan Patrick, i siguruan trofeun e parë teknikun italian në Ukrainë.
Në kampionat, skuadra e de Zerbit renditet e dyta pas Dinamo Kiyev me 3 pikë diferencë, kur janë zhvilluar 8 javë kampionat.
Tekniku italian do presë javën e ardhshme Interin e Simone Inzaghit, në ndeshjen e dytë të grupit D në Champions League. / oversport.tv