“Debatova me legjendën Gerrard, më kushtoi shumë”, zbërthehet Grezda

Eros Grezda është rikthyer në Kroaci dhe tani do të luajë me Sibenik, pas huazimit nga Osijek te ZTE në Hungari. Sulmuesi anësor ka nënshkruar për 6 muaj me të drejtë rinovimi.

Grezda është gati për aventurën e re, ndërkohë që në një intervistë të dhënë në “Sport Magazine” në Ora News, ai ka treguar një nga gabimet e tij kur u transferuar te Rangers në Skoci.

“U shpalla lojtari i javës në Skoci me Rangers, ishte ndeshja e parë dhe bëra 2 gola e 1 asist në kampionat. Steven Gerrard më la në stol 3 ndeshje pastaj, pa asnjë arsye.

Mu duk si një gjë jo korrekte dhe bëra debat me Gerrard, nuk ishte bisedë normale me tone të buta, ishte me tone të larta. Ishte gabim, pasi nuk mund të flasësh ashtu me trajnerin, sidomos me një legjendë si Gerrard. Më kushtoi shumë”, rrëfen Grezda. / oversport.tv