Debutim ëndrrash për Erzenin, një brazilian ndëshkon Vllazninë në “Niko Dovana”

Ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën në “Abissnet Superiore” skuadra e Erzenit, që ka mposhtur 1-0 Vllazninë në debutimin sezonal në kampionat, në një sfidë që u transmetua live në Oversport dhe Tibo.

Të rikthyer në elitën e futbollit shqiptar pas 19 vitesh, shijakasit arrijnë të marrin tre pikë të arta në premierën e sezonit. Një gol i bukur nga goditja e dënimit i brazilianit Alan në pjesën e parë ka vulosur fatin e kësaj sfide.

Ndonëse shkodranët janë munduar që të baraspeshojnë ndeshjen në pjesën e dytë, djemtë e Josës nuk kanë arritur të evitojnë humbjen në debutimin sezonal. / Oversport.tv