Sheriff Tiraspoli e ka kthyer në festë debutimin historik në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve duke mposhtur 2-0 në shtëpi Shakhtar Donetskun.
Adama Traore ka shënuar golin e parë për moldavët në minutën e 16-të të takimit, ndërsa goli i Momo Yansane në minutën e 62-të vulosi fatin e kësaj sfide. Një fitore që do të mbahet mend gjatë nga debutuesit e Sheriff Tiraspol.
Edhe Borussia Dortmund ka nisur me fitore aventurën e saj në këtë sezon të Ligës së Kampioneve. Të besuarit e teknikut Marco Rose kanë fituar 2-1 në transfertë përballë Besiktasit.
Jude Bellingham në minutën e 20-të dhe I zakonshmi Erling Haaland në minutat shtesë të pjesës së parë, kanë shënuar për skuadrën gjermane.
Pavarësisht rasteve të krijuara në fraksionin e dytë të lojës nga të dyja skuadrat, rezultati në “Vodafone Park” të Stambollit ka ndryshuar vetëm në minutat shtesë të takim.
Francisco Montero ka shënuar për turqit në minutën e 94-t, një gol që vlen vetëm për statistika. Dortmundi largohet me tre pikë të arta nga transferta turke. / oversport.tv