Antonio Mirante debutoi mbrëmjen e djeshme me fanellën kuqezi, pasi u fut në fushë 1 minutë para se të përfundonte koha e rregullt e takimit Milan-Verona.
Portieri 39-vjeçar u bashkua me Milanin në tetor të vitit 2021 pas dëmtimit që pësoi Maignan dhe kontrata me klubin kuqezi i skadon në 30 qershor.
Por duket se pas debutimit, Mirante do të vazhdojë të qëndrojë te kuqezinjtë si portier i tretë. Sipas “MilanNeës.it” drejtuesit e Milanit po mendojnë që ti rinovojnë kontratën portierit veteran. / Oversport.tv
Foto: AC Milan Twitter