Dejvi Bregu ritakohet me golin në Turqi, shkëlqen edhe Jurgen Bardhi

Lojtarët shqiptarë në Turqi vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm në ekipet ku aktivizohen. Dejvi Bregu ka gjetur rrugën e rrjetës me ekipin e Boluspor në sfidën ndaj Erzurumspor.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 3-1 në favor të ekipit të Bregut, i cili realizoi golin e dytë për skuadrën e tij dhe të tretin e ndeshjes. Bregu realizoi me anë të një 11-metërshi duke i çuar shifrat provizorisht në 2-1.

Ky është goli i parë që Bregu realizon në Ligën e Dytë turke për këtë sezon. Një rol të rëndësishëm ka luajtur edhe Jurgen Bardhi në ligën e dytë turke me ekipin e Keciorengucu. Ish-sulmuesi i Partizanit asistoi në golin e dytë për ekipin e tij në sfidën që përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të Keciorengucu.

Në të njëjtin ekip aktivizohet edhe Bekim Balaj i cili u aktivizua për 72 minuta. /oversport.tv