Deklarata e fortë: Xavi erdhi te Barcelona sepse nuk është më Messi

Xavi Hernandez ka marrë drejtimin e Barcelonës pas shkarkimit të Ronald Koeman. Spanjolli e pranoi ofertën, pas eksperiencës së fituar me Al Sadd në Katar.

Së fundmi një koment në lidhje me rikthimin e Xavi te Barcelona e ka bërë edhe Lluis Canut, gazetari i njohur katalanas që njihet edhe si një njeri i afërt me Koeman.

“Nëse Xavi do të kishte ardhur te Barcelona dhe Messi do të ishte në ekip, ai nuk do të ishte lider për shkak se Messi ishte lideri. Tani Xavi erdhi te Barcelona sepse Messi nuk është në ekip”, ka thënë Canut.

Me siguri kjo deklaratë do të hapë edhe polemika, për shkak se Xavi e Messi njihen mirë dhe kanë luajtur së bashku te Barcelona e kanë fituar gjithçka. / oversport.tv